Nga Shqipëria / E Shtunë 24 Gusht 2019, 13:01

'E kursen lekun, ta nxin jetën', Dajana Shabani flet për marrëdhënien me boksierin

Lidhja e Dajana Shabanit me boksierin Kamer Maloku ka qenë shumë e komentuar në media së fundmi pasi u përfol se çifti janë ndarë. Dajana i hodhi poshtë këto thashetheme duke postuar një foto me Kamerin e duke treguar se janë shumë të lumtur bashkë.

Fansat kërkojnë të dinë më shumë mbi marrëdhënien e tyre e një prej tyre e ka pyetur sot Dajanën se çfarë e ka tërhequr tek Kameri.

"Është i përmbajtur, fjalë pak, e kursen lekun, ta nxin jetën. Gjithçka më tërheq dhe mbi të gjitha dashuria dhe vëmendja që ka për mua", është përgjigjur Dajana.