Nga Shqipëria / E Shtunë 24 Gusht 2019, 12:12

Vajza e partnerit të Zaiminës feston ditëlindjen, pamjet nga festa përrallore

Prej vitesh Zaimina Vasjari është treguar e rezervuar mbi marrëdhënien e saj me biznesmenin Klodian Asllani. Megjithatë pas lindjes së Khloes dhe me krijimin e familjes së tyre, Zaimina ka nisur të flasë më shumë për jetën private. Vitin e kaluar këngëtarja prezantoi për herë të parë me publikun edhe dy vajzat e tjera të partnerit të saj, nga një marrëdhënie e mëparshme. 

Vajza e dytë e Klodit mbrëmë ka festuar 14-vjetorin e lindjes me një festë përrallore, të organizuar në një resort me pishinë. 

"Princesha e mbrëmjes", ka shkruar Zaimina në videon e postuar në Instagram ku shfaqet Kristel e cila duket tamam si princeshë e veshur me një fustan rozë.

Kristel mesa duket është fanse e Ariana Grandes pasi torta e saj e ditëlindjes mbante fotografinë e këngëtares me famë botërore. 

Dy vajzat e partnerit të Zaiminës, jetojnë në Itali me mamanë e tyre.

E ftuar tek "Rudina", pak muaj më parë Zaimina është shprehur: "Pjesën e marrëdhënies sime me Klodin e kam pasur të vështirë për ta treguar, sepse unë nuk dua të flas shumë për jetën private. Jo sepse kam diçka për të fshehur, sepse të gjithë ata që më rrethojnë dhe shoqëria ime i kanë ditur gjithmonë gjërat e mia, por për publikun e ruaj shumë këtë pjesë.

Nuk e kam përmendur më herët nëpër intervista që Klodi ka edhe dy vajza të tjera, vetëm për punën e portaleve. Të gjithë e dimë, mjafton vetëm një titull për t’i bërë gjërat të marrin tjetër kuptim. Unë nuk kam dashur të prek asnjë nga familjarët e mi dhe as ata të Klodit.

Ne kemi një raport shumë të mirë dhe jam shumë e lumtur që dy vajzat e Klodit kanë lindur dhe jetojnë në një vend jashtë Shqipërisë, rriten me një mentalitet tjetër, janë të bekuara, sepse janë edukuar me një frymë tjetër nga e ëma e tyre, por edhe nga Klodi, natyrisht. Unë jam e lumtur që familja ime ka harmoni, pastaj pjesa e njerëzve që kanë dëshirë të vjellin vrer apo të shpikin histori, le të vazhdojnë".