Nga Shqipëria / E Shtunë 24 Gusht 2019, 12:12

Pas largimit nga emisioni i mëngjesit, Dajana Shabani tregon projektin e ri

Muajin e kaluar u bë e ditur se moderatoren bukuroshe Dajana Shabanin nuk do ta shohim më në emisionin e mëngjesit në "Ora News". Në vend të saj dhe Besmir Metanit, do të shohim Arjola Shehun dhe Kelvi Kadillin.

Pak ditë më parë Dajana deklaroi se arsyeja pse nuk do të jetë më pjesë e emisionit, është largimi i saj jashtë vendit.

Megjithatë duket se dashuria e madhe për ekranin e ka bërë moderatoren të ndryshojë mendim.

E pyetur nga fansat se cili është projekti i saj i rradhës, Dajana u përgjigj: "Se ç'më tha një zog kthehu dhe një herë në televizion".

"Ora News ka qenë dhe do mbetet shtëpia ime, kudo ku unë të shkoj", ka shkruar moderatorja në një status tjetër duke nënkuptuar se në sezonin e ri do e shohim në ndonjë televizion tjetër.