Nga Shqipëria / E Shtunë 24 Gusht 2019, 11:11

Ndryshime të reja në ekran, gazetarja shqiptare bëhet moderatore e emisionit të mëngjesit

Sezoni i ri televiziv do vijë me ndryshime edhe në ekranin e Report TV. Moderatori i njohur Alban Musa do të ketë në krah një moderatore të re në emisionin e mëngjesit "Rreze dielli". Pas 12 viteve eksperiencë në botën e medias, gazetarja e njohur Suada Daci për herë të parë do të moderojë një program televiziv.

"Do të bëj më të mirën krah Albanit dhe zonjës Vjollca. Shije të mirë gatimi, lajmet më të fundit dhe ekskluzive nga personazhet e njohur shqiptarë dhe plot argëtim", është shprehur ajo për "Shqiptarja.com"

Me Suadën në krah, Albani thotë se do ta kenë mjaft të lehtë të "zbërthejnë" personazhet e ftuar dhe të ofrojnë lajme për publikun shqiptar.