Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin "Pressing" të televizionit T7. Ajo ka folur rreth çështjeve të ndryshme ku mes të tjerash ka folur për herë të parë për një zënkë me Leonora Jakupin që daton në vitin 2003. Ngjarja në fjalë pati bërë një bujë të madhe në media dhe sot pas kaq kohësh është rikthyer sërish si temë.

“Po ka pasur përleshje, po pse ka ndodhur e si ka ardhur kjo nuk e di” tha Adelina duke shtuar se “Mamin e ka go.ditur pak Leonora së pari. Ishte një garderobë e ngushtë, ajo kaloj edhe e go.diti mamin. Mami i bërtiti pak për stres të xhirimeve” tha Adelina.

Pavarësisht zënkës, Adelina tregon se ajo nuk ka xhelozi për askënd.
“Faktikisht ende nuk e kam të qartë a jemi rivale apo jo, sinqerisht po e tham se në jetën time nuk kam pasur asnjë xhelozi për askën, e më pak për një vajzë të re, e le më për një këngëtare që ka kënduar në Koshare”- tha ajo.
Burimi: Gazeta Express







