Këngëtarja e njohur Bleona Qereti është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale ku vazhdimisht publikon foto dhe video nga përditshmëria ose nga projektet e reja në karrierë.

Bleona përherë është shfaqur krenare për veten dhe për arritjet e saj dhe siç bën të ditur këngëtarja, kjo krenari vjen gjithmonë e në rritje. Ditën e sotme ajo ka ndarë një shkrim në Instastoryn e saj ku shkruan "Nuk mund të isha më shumë krenare për veten kur kërkova në Google "Billboard Dance Charts" dhe emri im doli pranë Diana Ross dhe Kelly Clarkson."

"Billboard Dance Chart" është një tabelë javore e botuar eksluzivisht nga Billboard në Shtetet e Bashkuara, është një studim kombëtar i këngëve që janë më të njohurat në klubet e natës në të gjithë vendin. Fakti që emri i saj gjendet pranë këngëtareve të njohura amerikane e ka lumturuar së tepërmi Bleonën, e cila menjëherë e ka ndarë lajmin me ndjekësit e saj në Instagram.

Kënga e saj "Monster" është rradhitur në vendin e 30 në Billboard.






