Nga Shqipëria / E Premte 23 Gusht 2019, 21:09

'E rrallë të njohësh njeri si ti', Klajdi Haruni rikthen Flori Mumajesin për ditëlindje

Këngëtari shumë i dashur për publikun, Flori Mumajesi, sot feston ditëlindjen. Ai është treguar shumë pasiv këto kohë, duke mos publikuar asnjë projekt muzikor dhe asnjë foto në rrjetet sociale. Gjithsesi urimet nga më të bukurat në këtë ditë kaq të veçantë nuk kishin si të mungonin.

Fansat e tij i kanë dedikuar goxha urime, ku madje i thonë dhe se po e presin të kthehet. Nga ana tjetër, vetëm së fundmi, miku i tij më i mirë Klajdi Haruni, ka shpërndarë një foto me Florin në profilin e tij të Instagramit, duke i dedikuar fjalët më të bukura e me të ndjera, që përmbledhin vlerësim dhe dashuri.

"Eshte shume e rralle te njohesh nje njeri te tille ne jete ,me nje shpirt kaq te madh ,me nje miresi qe duket me kilometra,eshte fat te punosh dite e nate me ty ,te mesosh cdo dite ,te kalosh momente nga me te trishtuarat deri tek me te bukurat,dite me dite.Une do te mbetem gjithe jeten vllai yt i vogel qe te do shume...Gezuar ditelindjen vllai im...Rrugen e kemi te gjate bashke." -ka shkruar Klajdi.