Nga Shqipëria / E Premte 23 Gusht 2019, 20:08

'Dashuria e jetës time', Erik Lloshi na mallëngjen me këngën dedikuar të shoqes

Më 17 Gusht këngëtari i njohur Erik Lloshi kurorëzoi në martesë dashurinë me Rominën. Dasma e tyre ishte përrallore dhe mori vëmendjen e gjithë mediave.

Dy ditë pas martesës këngëtari lajmëroi se një këngë dedikuar Rominës ishte gati dhe që shumë shpejt do të publikohej me videoklip.

Ditën e sotme, kënga e shumëpritur u publikua dhe nuk mund të kishte dedikim më të bukur pasi teksti është tepër romantik.
"Ti je lumturi, drita syve t'mi. Shpirtin tim po ta jap, ketë kam pasuri; zemren dashuri ma more ti, sa të du e di", - janë fjalët dedikuar Rominës e cila me siguri ndihet shumë e lumtur dhe me fat për gjithë këtë dashuri të dhuruar.

Eriku e ka shpërndarë këngën në profilin e tij të instagramit ku shkruan "Një këngë që ia kam dedikuar dashurisë të jetës time."