Filmi i ri i Ermal Mamaqit, me titull "I love Tropoja", po bën bujë ende pa dalë në kinema. Dita ditës producenti dhe aktori Ermal Mamaqi po na zbulon më shumë mbi këtë projekt kinematografik me një super kast aktorësh.

Pak më parë Ermali ka zbuluar se në film do luajë edhe aktorja Pranvera Veizi e cila rikthehet pas 24 vitesh mungesë në kinematografi.

Me anë të fotos së postuar në Instagram, Ermali na ka treguar kështu si duket Pranvera pas kaq shumë vitesh. Aktorja prej vitesh jeton në SHBA, por u rikthye në Shqipëri vetëm për rolin në filmin "I love Tropoja.

Në kinematografi Pranvera është evidentuar me disa role në filmat: "Nxënësit e klasës sime", "Në prag të jetës", "Kur hapen dyert e jetës" etj.






