Modelja Oriola Marashi bën namin në rrjete sociale me fotot e postuara vazhdimisht. Ajo ka një numër të madh ndjekësish të cilët përcjellin çdo hap të saj.

Së fundmi, Oriola ka zbuluar se kjo e premte ka nisur në një mënyrë shumë të veçantë për të. Ajo ka publikuar një video në Instastoryn e saj ku shfaqet një tufë e stërmadhe me trëndafila të kuq. Modelja është mrekulluar së tepërmi nga gjesti në fjalë dhe ka vendosur ta ndajë me ndjekësit e saj.


Oriola nuk ka lënë asnjë përshkrim në lidhje me trëndafilat por siç duket ajo është me të vërtetë me fat.






