Nga Shqipëria / E Premte 23 Gusht 2019, 17:05

'Si ta quaj këtë dashuri' rikthehet në ekran me një super version të ri

Seriali indian "Si ta quaj këtë dashuri", i transmetuar në TV Klan dy vite më parë, ka arritur shikueshmëri të lartë në disa vende të botës, mes tyre edhe Turqia.

Duke qenë se publiku e ka pëlqyer jashtë mase këtë serial, producentët turk kanë menduar të sjellin një version turk të këtij seriali.

Lajmin e ka konfirmuar edhe producenti i cili ka bërë të ditur se ka nisur puna me skenarin për një version të ri të serialit "Si ta quaj këtë dashuri".

Në versionin turk thuhet se rolin e Arnavit do e luajë aktori turk Serkan Çayoglu. Ky i fundit ka luajtur në serialin "Stina e qershive" nga i cili u bë i njohur edhe në Shqipëri, bën të ditur Xing.al.

Gjithashtu bëhet e ditur se versioni turk i këtij seriali do mbajë titullin "Hëna dhe dielli".