Ermal Fejzullahu sot feston ditëlindjen dhe nuk kishin si të mungonin urimet dhe dhuratat për këtë rast të veçantë. Këngëtari i njohur ka mbushur 31 vjeç.

Ermali dhe e shoqja, Ariana, prej kohësh kanë treguar se gëzojnë një marrëdhënie të shëndoshë dhe të lumtur. Ato janë prindër të tre fëmijëve dhe së shpejti do të bëhen prindër për herë të katërt. Në këtë rast të veçantë siç është ditëlindja, Ariana i ka kushtuar fjalët më të bukura të dashurisë.

Ariana ka postuar një foto të Ermalit në Instastoryn e saj ku shkruan fjalët e ndjera: “Faleminderit për çdo sekond të jetës që më bën të jem e lumtur që jam pranë teje. Të paça gjithmonë afër…Të dua.”






