Nga Shqipëria / E Premte 23 Gusht 2019, 13:01

Luana bën ndryshimin e papritur, nuk e njeh më veten me pamjen e re

Luana Vjollca po eksperimenton shumë me pamjen së fundmi. Pasi e pamë me flokët gri në setin e ri fotografik ku shfaqej si sirenë në ujë, Luana i është kthyer sërish flokëve bjond, por me një ndryshim.

Këngëtarja ka postuar sot disa foto të reja ku shfaqet me flokët e prera më shkurt, me baluke, syze e buzë të errëta.

Ky look e bën Luanën të duket aq ndryshe sa ajo nuk po e njeh më veten dhe shkruan: "Kush është kjo vajza".

"Më e bukura", i shkruan Marina ndërsa fansat e kanë mbushur me komplimenta.

Së fundmi u bë e ditur se Luana do sjellë këto ditë një këngë të re për të cilën ka qenë duke punuar gjithë këtë periudhë.