Nga Shqipëria / E Premte 23 Gusht 2019, 13:01

Pas 10 vitesh bashkë, çifti i njohur i showbizit bëhen prindër për herë të parë

Një nga çiftet më të komentuar të showbizit që prej 10 vitesh janë bashkë, regjisori Quentin Tarantino dhe këngëtarja Daniella Pick do bëhen prindër për herë të parë.

Daniella është shtatzënë dhe lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur përfaqësueja e Tarantinos. 

Regjisori i filmit "Once Upon a Time in Hollywood", Quentin Tarantino dhe vajza e këngëtarit Svika Pick, Daniella u takuan në vitin 2009. Çifti u martua vitin e kaluar me një dasmë madhështore. 

Vite më parë Tarantino tha se krijimi i filmave nuk i lë kohë për krijimin e familjes, por tani për 56-vjeçarin kjo është koha e duhur.