Nga Shqipëria / E Premte 23 Gusht 2019, 12:12

Fero pendohet pas ndarjes, i kërkon Arbenitës të rikthehen bashkë publikisht

Fero ka qenë këto ditë shumë i komentuar për anën profesionale dhe atë private. Reperi dy ditë më parë deklaroi përfundimin e kontratës me "On Records", labeli nga i cili solli disa hite përgjatë këtyre viteve. Ndërsa dje u tha se Fero po mendon kalimin në labelin e Getoarit "Babastars".

Sa i përket anës private, thashethemet se Fero i ka dhënë fund lidhjes me Arbenitën kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave. 

Shkak u bë vetë reperi i cili e hoqi modelen nga lista e ndjekësve të tij në Instagram, për arsye që ende nuk dihen.

Megjithatë duket se Fero është penduar dhe po kërkon rikthimin. Ai ka nisur ta ndjekë sërish Arbenitën në Instagram ndërsa nga kjo e fundit nuk ka ndonjë lëvizje të re.