Një muaj më parë, këngëtarja Miriam Cani dhe Alban Skënderaj dhanë lajmin e ëmbël që janë në pritje të fëmijës së dytë. Miriami në intervista të ndryshme tregoi se ishte në muajin e 3 të shtatzënisë dhe se ndihej shumë e lumtur që familja e saj do zgjerohej.

Ajo është treguar mjaft e rezervuar dhe rrallëherë ka publikuar foto, dhe në shumicën prej tyre e ka fshehur barkun e rrumbullakosur. Mirëpo, së fundmi këngëtarja e njohur ka nisur në më fund pushimet dhe e ka filluar ditën me një foto të ëmbël nga jugu i Shqipërisë.

“Mirëmëngjesi. Më në fund pushime për mua”, ka shkruar Miriami në foton ku shihet e shtrirë teksa shijon pamjen e vendit. Pavarësisht se është veshur me të gjera në sy bie padyshim barku i saj i rrumbullakosur.










