Nga Shqipëria / E Premte 23 Gusht 2019, 09:09

Dua Lipa e lidhur me vëllain e saj, Gigi Hadid ka dy fjalë për t’i thënë kunatës

Ditën e djeshme, këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa festoi ditëlindjen. Bukuroshja shqiptare mori një sërë urimesh dhe dhuratash nga miqtë dhe familjarët e saj. Siç tregoi dhe nëpërmjet postimeve ajo kishte zgjedhur që të festonte vetëm me të dashurin e saj, Anwar Hadid në një vend bregdetar.

Mirëpo, një nga urimet më të veçanta që Dua mori ishte padyshim ai i kunatës së saj, supermodeles Gigi Hadid. Ndryshe nga motra tjetër e Anwar, Bella, Gigi zgjodhi që të publikonte një foto me Duan dhe pranë saj të bënte një urim të ëmbël.

“Gëzuar ditëlindjen engjëll”, i ka shkruar Gigi duke treguar kështu që ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me këngëtaren e famshme.