Lajmi për ndarjen e një prej çifteve më të njohur të showbizit, Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth po bën bujë që prej disa kohësh në media. Vetëm së fundmi u bë e ditur që Liam ka kërkuar divorcin dhe kanë nisur procedurat.

Fansat e çiftit janë mërzitur shumë nga ky lajm sepse ato e kanë vlerësuar gjithmonë marrëdhënien dhe historinë e tyre 10-të vjeçare. Lajmi për ndarjen e tyre ka bërë që fansat t'i kthehet kundër këngëtares me famë botërore, Mileyt, për arsye se e mendojnë shkaktare për ndarjen. Shkas është bërë dhe marrëdhënia e saj me modelen Catlyn Karter.

Miley siç duket është lodhur dhe mërzitur nga komentet negative që po merr kohët e fundit nga kjo situatë dhe ka vendosur të reagojë. Për herë të parë pas lajmeve për ndarjen, këngëtarja ka folur publikisht në lidhje me ngjarjen. Miley ka shpërndarë një postim në Instagramin e saj ku flet me zemër të hapur në lidhje me Liamin.
View this post on Instagram
"E vërteta është që njëherë pasi unë dhe Liam u pajtuam, unë e kisha seriozisht dhe iu angazhova. Nuk ka sekrete për të zbuluar këtu. Unë kam mësuar nga çdo eksperiencë në jetën time. Unë nuk jam perfekte, s'dua të jem, është e mërzitshme. Unë jam rritur para jush por ç'është më e rëndësishmja, UNË JAM RRITUR. Mund të pranoj shumë gjëra por refuzoj të pranoj që martesa ime përfundoi për shkak të tradhtisë. Unë dhe Liam kemi qenë bashkë për një dekadë. E kam thënë dhe më parë dhe vazhdon të jetë e vërtetë, e dua Liamin dhe do e dua gjithmonë. Por në këtë pikë mu desh të merrja një vendim të shëndetshëm për veten dhe të lija jetën e mëparshme pas krahëve. Jam më e lumtur dhe më e shëndetshme se ç'kam qenë në një kohë të gjatë."- ka shkruar Miley.





