Nga Shqipëria / E Enjte 22 Gusht 2019, 20:08

Shpallet 'Miss North Albania', njihuni me super bukuroshen që fitoi

Së fundmi është mbajtur në Shëngjin kompeticioni i bukurisë "Miss North Albania", mes dhjetërave pushuesve dhe vajzave që konkurruan për kurorën e më të bukurës.

Vajza që fitoi ishte Argenita Avdiu, për të cilën kjo ishte një ëndërr e bërë realitet. 

"Veten e shikoj jashtë Shqipërisë dhe kam dëshirë të vazhdoj për modelim", u shpreh Argenita për TV Klan.

"Ishte një risi në qytetin tonë prandaj e zgjodhëm për ta bërë këtu që pushuesit të kenë diçka për të parë", tha Arben Golemi, producent i kompeticionit.