Nga Shqipëria / E Enjte 22 Gusht 2019, 20:08

'Ti je një legjendë', Gashi uron Duan për ditëlindje me videon më të bukur

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa, sot feston ditëlindjen. Shumë e dashur nga publiku dhe njerëzit që e dhurojnë, Dua ka marrë urime dhe dhurata nga më të bukurat që padyshim e kanë mrekulluar.

Në këtë ditë të veçantë për këngëtaren nuk ka munguar urimi i reperit Gashi. Ky i fundit gjithmonë ka treguar një respekt vërtetë të madh për Duan. Kujtojmë që në fotot e postuara gjatë festivalit "Sunny Hill" ku reperi shfaqej në shoqërinë e saj, ai shkruante "Në Kosovë me me më të mirën".

Me rastin e ditëlindjes, Gashi ka shpërndarë një video në instastoryn e tij, ku shfaqet duke vallëzuar "Shotën" së bashku me Duan. Të dy mbajnë në krahë flamurin kuq e zi. "Gëzuar ditëlindjen Dua, ti je një legjendë!" - ka shkruar këngëtari.