Nga Shqipëria / E Enjte 22 Gusht 2019, 18:06

Njësoj si në serial: Martesa e dështuar e Merves, arsyeja pse u nda nga aktori i njohur turk

Aktorja turke Aslihan Gurbuz është bërë tashmë shumë e njohur në Shqipëri falë roleve të saj si "Merve" dhe "Sulltanesha Halime".

Në serialin që transmetohet aktualisht në TV Klan, aktorja luan rolin e një gruaje të ndarë nga bashkëshorti që bën të pamundurën për ta rifituar sërish.

Duket se të njëjtën histori, Merve ka edhe në jetën reale. Ajo dikur ka qenë e martuar me aktorin Kerem Kupaci, një martesë që u realizua shumë privatisht.

Çifti u martuan në vitin 2011 dhe u ndanë më pas në vitin 2014. Pas një kërkimi në artikujt e gazetave turke, "Xing.al" mësoi se arsyeja pse Merve i kishte dhënë fund martesës në jetën reale ka qenë sherret e vazhdueshme në familjen e tyre pasi çifti nuk binin dakort për asgjë.

Pas ndarjes nga bashkëshorti, Merve ende nuk e ka gjetur dashurinë sërish. Ajo është përfolur për lidhje me aktorë të tjerë, por lajmet kanë rezultuar të pavërteta. 36-vjeçarja tani po shijon jetën si beqare megjithatë nuk ka hequr dorë nga kërkimi i dashurisë së vërtetë./Xing.al