Nga Shqipëria / E Enjte 22 Gusht 2019, 16:04

Sezoni i ri televiziv sjell një Orindë të re, moderatorja bën ndryshimin në pamje

Moderatorja Orinda Huta është një ndër personazhet publikë më të dashur për publikun. Ajo merret me prezantimin e dy serialeve televizive "Jo vetëm modë" dhe "Porta e fatit".

Së fundmi, Orinda po bëhet gati për startimin e sezonit të ri televiziv. Moderatorja ka vendosur të bëjë ndryshike në look-un e saj, normalisht jo në mënyrë të tepruar.

Ajo ka bërë zgjatje të flokëve, pa ndryshuar ngjyrën bjonde me të cilën na është mësuar syri ta shohim gjithmonë.

Këtë ndryshim Orinda e ka bërë të ditur përmes një postimi të postuar në profilin e saj të instagramit ku lajmëron sezonin e ri.