Nga Shqipëria / E Enjte 22 Gusht 2019, 15:03

Fejohet Mc.Kresha, kush është vajza që i ka marrë zemrën reperit

Reperi i njohur nga Kosova që ka sjellë gjithnjë hite në tregun muzikor, Mc. Kresha është treguar i rezervuar për jetën private dhe madje lajmin më të fundit të fejesës e ka mbajtur të fshehtë.

Burime për "zëri.info", kanë treguar se Mc. Kresha e ka kurorëzuar dashurinë me fejesë së fundmi.

Reperi është fejuar me një vajzë nga Prishtina që jeton në Kanada.

Madje të njëjtat burime për "zëri.info" kanë bërë të ditur se Kresha në tetor do martohet.