Nga Shqipëria / E Enjte 22 Gusht 2019, 14:02

Dua Lipa feston ditëlindjen, fjalët e ëmbla të babait të saj do t’ju prekin

Ditën e sotme këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, feston ditëlindjen. Që në orët e para të mëngjesit ajo ka marr një sërë urimesh nga fansat dhe familjarët e saj dhe gjithashtu shumë dhurata special.

Dua zbuloi se i dashuri Anwar Hadid i kishte blerë një gurë të çmuar, ndërkohë që së fundmi babai i saj e ka uruar me fjalët më të ndjera.

Dukagjini ka publikuar disa foto ku shihet së bashku me Duan kur ajo ka qenë e vogël e deri sa u rrit. "Ti do jesh gjithmonë dashuria ime e parë dhe gjithmonë do kesh mbështetjen time. Gëzuar ditëlindjen Dua. Të dua”, ka shkruar ai.