Meghan dhe princ Harry janë të parët në familjen mbretërore që kanë punësuar një skuadër vetëm me femra për stafin e tyre të ri. Së fundmi ato kanë punësuar dhe ish-ambasadoren e Britanisë së Madhe për Shqipërinë, Fiona Mcilwham. Shkak për këtë është bërë interesimi i Fionës mbi të drejtat e femrave, gjë e cila ka shënuar shumë pikë te Meghan.

Të tjera pjesëtare të këtij stafi janë dhe Sara Latham, këshilltare në fushatëb e Hilary Clinton, Heather Hong pjesë e administratës së Obamas dhe Natalie Campell e cila është marrë me drejtimin e organizatës "The Royal Foundation".

Meghan Markle është një aktiviste e të drejtave të femrës dhe është e mundur që ajo ta ketë bindur princin që stafi i ri të jetë i përbërë vetëm nga femra. Femrat në fjalë janë ndër specialistet më të mira dhe do të dinë se si ta kryejnë detyrën.





