Samanta Karavella ka publikuar sot papritur këngën e saj më të re për të cilën kishte kohë që po punonte, por vendosi projektin ta mbante surprizë.

Edhe pse jemi në fund të verës, Samanta ka sjellë një këngë shumë ritmike dhe me videoklip veror.

Kënga mban titullin "Golosa" dhe në videoklip Samanta shfaqet shumë tërheqëse mbi jaht me rrobabanjo teksa kërcen.

Kënga është pëlqyer shumë dhe madje fansat e kanë cilësuar si hitin që prisnin këtë verë nga Samanta. Ndiqni videoklipin më poshtë.







