Nga Shqipëria / E Mërkurë 21 Gusht 2019, 21:09

Pasi u largua nga 'On Records', Fero shkon drejt 'Babastars'

Ditën e sotme kudo në media flitet për largimin e Feros nga labeli 'On records'. Reperi bëri sot të ditur që kontrata me të ka përfunduar.

Fero deklaroi se që sot e tutje do të vijojë në rrugëtimin e tij në karrierë si artist i pavarur por mesa duket jo për shumë kohë.

Disa burime të "Prive" janë shprehur se mundet që Fero të bashkohet me "Babastars" sepse ai ka kohë që nuk e fsheh si dëshirë. ‘Fero ka tash e një kohë që nuk e fsheh dëshirën që të jetë në ‘Babastars’. Ai ka raport tejet të mirë me Getin dhe për këtë arsye, kalimi në ‘BS’ nuk do të ishte çudi tashmë kur nuk e lidh asnjë obligim ligjor me kompaninë në të cilën ishte deri sot. Gjatë gjithë kësaj kohe është punuar edhe në projekte të përbashkëta.’ – kanë thënë burimet në fjalë.

"Prive" bën te ditur se ka kontaktuar me menaxherin e "Babastars", Dekorim Sahiti, dhe me deklaratën e tij ai thjesht sa ka rritur dyshimet në lidhje me një bashkim të mundshëm.

‘Ne kemi marrëdhënie shumë të mira por deri tash sa i përket kësaj pjese ne nuk kemi pasë kurrë asnjë diskutim. Mirëpo për të ardhmen, nuk dihet asgjë. Ka mundësi të bëhet’ – u shpreh Sahiti.