Blero dhe Afrona po presin me padurim 21 shtatorin, pasi në këtë ditë të shënuar çifti do kurorëzojë në martesë dashurinë e tyre disa vjeçare. Gjatë këtyre viteve, Blero dhe Afrona nuk e kanë pasur të lehtë sepse për 5 vite lidhja e tyre ka qenë në distancë.

"Sigurisht që ka pasur momente kur, ndoshta edhe për shkak të largërsisë, jemi grindur. Ka pasur raste edhe për gjëra të vogla, ashtu si shumica e çifteve", u shpreh Afrona në një intervistë për "Revista Class".

Modelja tregoi se ka bërë sakrificën më të madhe për dashurinë e saj ndaj Bleros duke e mbajtur lidhjen e tyre 5 vjet në distancë.

"Sakrifica më e madhe është që kemi mbajtur 5 vite lidhjen në distancë. Nuk mund ta përballojë çdo çift këtë gjë", u shpreh Afrona.

E pyetur se cili është më xheloz, modelja u përgjigj: "Të dy jemi xhelozë, vetëm se unë e tregoj më shumë, ndërsa ai ka mënyrën e vet shumë diskrete. Mendoj që kjo ka të bëjë më shumë me lidhjen tonë në distancë, sepse gjithçka është ndryshe kur je larg partnerit".








