Nga Shqipëria / E Mërkurë 21 Gusht 2019, 17:05

Fero u largua nga 'On Records', Arbenita i bën të papriturën

Prej vitesh Fero ka qenë pjesë e labelit të njohur ‘On Records’ nga ku ka nxjerr këngë që u kthyen në hite. Mirëpo kontrata me 'On Records' ka mbaruar dhe sot Fero ka vendosur të largohet nga ky label për të vazhduar si artist i pavarur. 

“Fansa, dashamirës, miq të dashur dua t’ju lajmëroj që nga sot kemi përfunduar kontratën me kompaninë ‘On Records’, ku jemi ndarë miqësisht me një marrëveshje të re ku unë do të vazhdoj si një artist i pavarur. Faleminderit fansave për suportin dhe gjithashtu kompanisë për punën e palodhshme”, deklaroi sot Fero krah një fotoje me menaxherin e labelit. 

Vetëm pak pas kësaj deklarate, Arbenita i ka bërë të papriturën Feros duke ia marrë të gjithë vëmendjen me një video të postuar në Instagram, ku shfaqet teksa pozon para pasqyrës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arbenita Ismajli (@arbenitalsmajli) on

Brenda pak minutave video e Arbenitës ka marrë mijëra shikime e komplimenta pafund.