Nga Shqipëria / E Mërkurë 21 Gusht 2019, 16:04

Pas largimit të Feros, flet menaxheri i 'On records'

Reperi i njohur Fero ditën e sotme publikoi foto me Met Elshanin, menaxherin e "On Records" dhe lajmëroi se kontrata me të ka përfunduar.

Pas publikimit të Feros ishte rradha e menaxherit, Met Elshanit, që ta bënte dhe ai publike përfundimin e kontratës. Të njëjtën foto që ka ndarë reperi e ka ndarë dhe ai në profilin e tij dhe ka shkruar disa fjalë në lidhje me të.

Menaxheri ka lajmëruar se marrëveshja mes Feros dhe "On records" ka përfunduar dhe që reperi tani e tutje do të vazhdojë si artist i pavarur. Ato kanë nënshkruar një kontratë të re, në të cilën kompania nuk mban më përgjegjsi për veprimet e artistit ama ka të drejtë të rezervojë data koncertesh për artistin.

“Ju njoftojm qe nga sot kemi perfunduar marrveshjen me Artistin Fero i cilli do te vazhdoj si Artist ipamvarur . Ne marrveshjen e re kompania ka te drejt ne vazhdim te rezervoj data per Artistin Fero . Kompania nga sot nuk mban kurfar pergjegjesie ne çdo veprim te artistit . Vazhdojm me pun perfshir edhe rezervimin e datave flm”, shkruan Met Elshani.