Reperi i njohur Fero u bë shumë i famshëm për publikun shqiptar që pas super hitit "Gang Gang". Që në fillim të karrierës së tij ai ka qenë pjesë e labelit të njohur ‘On Records’ nga ku dhe ka nxjerr një sërë këngësh që janë kthyer në hite.

Mirëpo, ashtu si shumë kolegë të tij edhe Fero ka vendosur së fundmi që të largohet nga ‘On Records’ dhe nga menaxhimi i Met Elshanit. Reperi ka publikuar pak më parë një foto ku shihet së bashku me ish-menaxherin e tij dhe ka lajmëruar se kontrata me ‘On Records’ ka përfunduar.

“Fansa, dashamirës, miq të dashur dua t’ju lajmëroj që nga sot kemi përfunduar kontratën me kompaninë ‘On Records’, ku jemi ndarë miqësisht me një marrëveshje të re ku unë do të vazhdoj si një artist i pavarur. Faleminderit fansave për suportin dhe gjithashtu kompanisë për punën e palodhshme.”, përfundon Fero.








