Çifti i njohur i aktorëve, Berguzar Korelin dhe Halit Ergenc që u bënë të njohur për publikun shqiptar pas serialeve “1001 Net” dhe “Sulejmani i Madhërishëm” prej vitesh tashmë janë mjaft të dashuruar me njëri-tjetrin.

Ata janë martuar dhe prindër të një fëmije dhe së fundmi në mediat turke kanë qarkulluar lajmet se dyshja janë në pritje të fëmijës së dytë. Lidhur me këto lajme ka reaguar së fundmi vetë aktorja, e cila për të gjithë u bë e njohur fal rolit si Sheherzades. Ajo ka pranuar e lumtur lajmin se është shtatzënë.

“Çdo gjë po shkon rrugës së mirë. Lajmi rreth shtatzënisë është i vërtetë. Ne jemi duke e pritur fëmijën tonë të dytë. Një ndjenjë shumë e mirë. Dashtë Zoti që të gjithëve t’ua mundësojë këtë përjetim”, ka thënë ajo në një intervistë.







