Nga Shqipëria / E Mërkurë 21 Gusht 2019, 11:11

Dajana Shabani i jep fund lidhjes, Kamer Maloku i kthehet publikisht

Prej disa kohësh është përfolur në media për ndarjen e moderatores së njohur Dajana Shabani nga boksieri Kamer Maloku. Dyshja i mohoi lajmet duke publikuar një video bashkë dhe madje nisën dhe pushimet në Itali, mirëpo veprimet e tyre të fundit kanë lënë të kuptohet se ata nuk janë më bashkë.

Dajana dhe Kameri nuk e ndjekin më njëri tjetrin në rrjetet sociale gjë që ka shtuar dyshimet se i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre. Madje së fundmi, boksieri ka bërë një postim thumbues në Instastory.

Ai ka publikuar një foto mbi të cilën shkruhej: “Paraja, pushteti dhe fama nuk mund të jenë përpara njeriut”,  duke ngritur aludimet se ky është një diss  për Dajanën.