Nga Shqipëria / E Mërkurë 21 Gusht 2019, 09:09

Ngjashmëri e pabesueshme, Olsi Bylyku gjen sozinë e tij

Aktori i njohur i humorit, Olsi Bylyku, ndonëse është ende i ri në moshë ka arritur një sukses të madh dhe është kthyer në një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar. Rolet e tij në 'Portokalli', por edhe në "BE Coffee" e kanë bërë atë të përflitet gjatë në media.

Olsi është shumë aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale dhe vazhdimisht publikon foto dhe video që shkrinë së qeshuri fansat.

Së fundmi, nëpërmjet një postimi Olsi ka zbuluar se ka gjetur sozinë e tij dhe ai nuk është shumë i njohur për publikun. Në një kolazh të realizuar shihet se Olsi dhe aktori shumë i famshëm Eugenio Derbez janë kopje të njëri-tjetrit.