Nga Shqipëria / E Martë 20 Gusht 2019, 20:08

Keisi deklaroi se e ka harruar, reagon ashpër Stresi

Pasi u kthye në Kanada, Keisi vazhdoi jetën e saj dhe Stresi po ashtu vazhdon të merret me karrierën dhe realizimin e këngëve të reja duke i dhënë vetes pak kohë larg dashurisë apo lidhjeve të reja.

Me anë të postimeve në Instastory, Keisi la të kuptohej se e ka harruar Stresi. Bukuroshja ndodhej në parkun e lojërave me mikeshën e saj të ngushtë dhe po argëtohej pafund.

Pas këtyre postimeve nga Keisi, Stresi reagoi me një foto nga pishina, mbi kamardare, teksa mesazhi duket sikur i drejtohet ish-partneres.

"Ata qe nxitohen heret a vone do pendohen…100%", shkruan Stresi.