Këngëtarja e njohur shqiptare, me një super vokal, Xhesika Polo do të largohet nga Shqipëria. Këtë e bëri të ditur vetë Xhesika e ftuar së fundmi në emisionin e Roza Latit "Bukë me vete".

E pyetur nga Roza se ku e sheh veten në të ardhmen, Xhesika zbuloi se së shpejti do largohet nga Shqipëria për të nisur një karrierë ndërkombëtare.

"Vetëm një gjë di të them, që do jem jashtë Shqipërisë. Jo sepse nuk e dua vendin tim sepse është shumë i bukur, por dua ta provoj andej. Ta dëgjojë edhe bota zërin tim, jo vetëm Shqipëria", u shpreh Xhesika.






