Dajana Shabanin, Besmir Metanin dhe Hermes Nikajn nuk do i shohim më në emisionin e mëngjesit në Ora News dhe lajmin e konfirmuan vetë ata javë më parë.

Mirëpo largimi nga emisioni nuk do të thotë edhe largim nga ekrani, sepse Dajana dhe Hermesi do vijnë me një projekt të ri.

Këtë e ka zbuluar sot Hermesi i njohur si "Zogu i Tiranës". Ai ka postuar një foto krah Dajanës dhe shkruan se së shpejti do i shohim në një tjetër projekt.

"Sërish bashkë në një tjetër projekt, së shpejti. Se si, ku, qysh, tek u mbetet veç të prisni”, shkruan Hermesi.






