Nga Shqipëria / E Martë 20 Gusht 2019, 19:07

Pas muajsh mungesë, më në fund rikthehet Flori Mumajesi

Kantautori shumë i dashur për publikun, Flori Mumajesi, u bë kohë që ka rënë në gjendje pasive. Ai nuk ka publikuar asnjë projekt të ri dhe nga jeta sociale është larguar. Postimi i tij i fundit në Instagram mbart datën 8 prill.

Mirëpo, miku i tij Klajdi Haruni, këtë mëngjes ka publikuar një foto në profilin e tij të instagramit me mbishkrimin 'Mëngjese vere' dhe e bukura e këtij postimi, qëndron se ai shfaqet i shoqëruar dhe nga Flori Mumajesi.

E sigurt që pas kaq shumë kohësh që fytyra e tij nuk figuronte në rrjete sociale dhe askund, fotoja në fjalë duhet t'i ketë gëzuar shumë fansat e Florit, të cilët vazhdimisht i shkruajnë në komente të kthehet se ia ndjejnë mungesën. Mundet qe fotoja në fjalë të jetë një lajmërim se Flori së shpejti do të shfaqet sërish në jetën publike.