Nga Shqipëria / E Martë 20 Gusht 2019, 18:06

Briseid ti je? Ish drejtoresha e Tatimeve bën ndryshimin drastik në pamje

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj është bërë shumë e njohur për publikun shqiptar. Së fundmi u zbulua se Briseida pas largimit nga posti i drejtoreshës ka vendosur t'i futet televizionit. Ajo ka marrë një post të rëndësishëm në "Ora News".

Briseida ka shpërndarë një foto në Instastoryn e saj ku ka treguar ndryshimin e sapobërë. Ajo ka lyer flokët në një ngjyrë të hapur, bjonde dhe është prezantuar para ndjekësve të saj me pamjen e re.

"Çfarë bëjmë kur jemi pushim? Lyejmë flokët. S’ka nevojë për filtra."- -ka shkruar ajo. Kjo mund të shihet si një parapërgatitje për postin e saj të ri në televizion.