Nga Shqipëria / E Martë 20 Gusht 2019, 17:05

I çmendi pushuesit: Trejsi Sejdini i heq fare reçipetat në Ibiza

Pas pushimeve në jug të vendit, Trejsi Sejdini së fundmi është nisur në Spanjë dhe po i kalon pushimet në Ibiza, një vend ky shumë i frekuentuar nga VIP-at shqiptar këtë vit, ku përmendim Oriola Marashin, Bleona Qeretin, Alban Ramosajn etj.

Nga Ibiza, Trejsi i ka lënë të gjithë gojëhapur me një foto ku shfaqet në jaht pa reçipeta teksa mbulohet me duar.

Modelja ka marrë komplimenta të shumta jo vetëm nga ndjekësit, por edhe nga personazhe të famshëm, si Françeska Jaçe e cila i shkruan: "Obobo na çmende".

Kujtojmë që Trejsi Sejdini u bë e famshme nga videot ku bënte sherr e më pas u shpall fituese në "Miss Universe". Sot bukuroshja është një nga modelet më të komentuara.