Nga Shqipëria / E Martë 20 Gusht 2019, 13:01

Harrojini fotot në Instagram, Françeska fotografohet nga paparacët në plazh

Pas pushimeve në Capri ku mahniti me fotot herë në breg të detit e herë në jaht, Françeska Jaçe është rikthyer në Shqipëri dhe ditët e fundit të Verës po i kalon në Dhërmi.

Françeska është fotografuar në një nga resortet më të frekuentuara në Dhërmi.

Në fotot e publikuar ish-banorja e Big Brother dhe modelja shfaqet duke u relaksuar, e veshur me rrobabanjo të zeza Louis Vuitton teksa tymos.

"Newsbomb.al" shkruan se pushuesit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj veprimit të ish-banores së Big Brother.