Dy turistet njëra gjermane dhe tjetra polake u gjetën dje shëndoshë e mirë. Guiduesi i Bjeshkëve të Nemuna, Gzim Murati ishte ai që i gjeti dy vajzat gjatë punës së tij me turistët që vizitonin terrenin e vështirë.
Dy turistet i kanë treguar Muratit se nuk kanë pasur internet për të komunikuar dhe nuk e dinin që ishin në kërkim.
“I gjetën,shëndosh e mirë,afër Vuthajve,thjeshtë thanë se nuk kemi pas internet,edhe se nuk kemi ditë se dikush po na kërkon.”-ka shkruar Murati.

