Nga Shqipëria / E Martë 20 Gusht 2019, 13:01

Pas dasmës madhështore, Eriku i bën bashkëshortes surprizën më të ëmbël

Dy ditë më parë, këngëtari i njohur Erik Lloshi i dha fund beqarisë në një dasmë madhështore që mori vëmendjen e gjithë mediave. Eriku dhe Romina shkëlqyen në ditën e tyre më të bukur dhe u argëtuan pa masë pranë miqve dhe familjarëve.

Eriku nuk ngurroi që dhe ditën e dasmës të këndonte një këngë për bashkëshorten e tij dhe së fundmi ka treguar që surprizat për Rominën nuk kanë fund. Ai ka lajmëruar se kënga dedikuar bashkëshortes së tij tashmë është gati dhe shumë shpejt do të publikohet dhe me videoklip.

“Sonte në 'Maratona e Këngës' për të kënduar këngën ‘Peng i dashnisë’ që i kushtohet bashkëshortes time dhe shumë shpejt del dhe video e këngës”, ka shkruar Eriku.