Bëri bujë sot në media ndarja e çiftit të njohur të showbizit, aktores Katie Holmes dhe Jamie Foxx. Ndonëse në daljen e tyre të fundit ata u dukën më të dashuruar se kurrë, së fundmi është mësuar se dyshja është ndarë pas 6 vitesh lidhje.

Burime për “E!News” kanë konfirmuar lajmin teksa kanë publikuar edhe disa foto të aktorit teksa del nga një club nate i kapur për dore me këngëtaren 20- vjeçare, Sela Vave.

Të shumtat kanë qenë aludimet se Jamie e ka lënë Katie për 20-vjeçaren, mirëpo zëdhënësit e aktorit e kanë mohuar lajmin e lidhjes së tij të re me këngëtaren.








