Çifti i njohur i showbizit, reperi Gjiko dhe moderatorja Elita Rudi, njihen për jetën luksoze që bëjnë së bashku me birin e tyre, Zërin. Para disa kohësh Gjiko harxhoi një shumë të madhe parash për blerjen e një jahti madhështor.

Ditën e sotme, Elita, e cila është dhe shumë aktive në rrjetet sociale ka publikuar në Instastoryn e saj pamje nga jahti i lartpërmendur.

Moderatorja ndodhet në jaht së bashku me Gjikon dhe ka filmuar çdo pjesë të ambientit, nga hyrja deri në dhomat e gjumit. Jahti duket që është shumë luksoz dhe i kompletuar, jo më kot ka kushtuar një pasuri të tërë.












