Në fillim të gushtit u mbajt festivali "Sunny Hill", organizuar nga Dua Lipa dhe babai i saj Dukagjini. Pjesë e festivalit ishte dhe reperi me origjinë shqiptare, Gashi.

Gjatë natës së dytë ai ndodhi që u përfshi në një skandal sepse dikush i kishte marrë varsen që kishte në qafë dhe filloi te ofendonte. Pavarsisht të gjithave "Sunny Hill" u kthye në një eksperiencë të paharrueshme për këngëtarin.

Gjithsesi, kanë kaluar disa ditë që nga festivali dhe ditën e sotme reperi ka ndarë një video në profilin e tij të Instagramit me një shkrim falenderues: "Fjalët nuk mund ta shprehin sa iu dua të gjithëve. Dua të falenderoj festivalin Sunny Hill, dua të falenderoj Dukagjin dhe Dua lipën që më ftuan. Dua të falenderoj Kosovën që më priti aq mirë. Vera 2019-të ishte diçka që do e mbaj mend për gjithë pjesën tjetër të jetës".
Ndërkohë në video janë miksuar momente të ndryshme me fansat, mes brohërimave të publikut dhe shkruan " Kjo është ajo çfarë më bën të lumtur."





