Nga Shqipëria / E Hënë 19 Gusht 2019, 15:03

'S'bëhet qameti', Arbana Osmani i bën ëndrrën realitet fansit

Me anë të një postimi në Instagram ku shfaqej duke mbajtur një pjatë me ëmbëlsirë, Arbana Osmani njoftoi ditën e djeshme se së shpejti do të publikojë një libër me receta gatimi.

Mes komenteve, Arbanës i ka rënë në sy komenti i një fansi i cili i kërkon moderatores t'i bëjë një kompliment. "Mirmroma mike nje llafe te vetme po pat munsi nj komplement ma ban brenda mundesive nuk behet qameti mike", i shkruan fansi.

Arbana ia ka plotësuar dëshirën dhe i është përgjigjur duke e komplimentuar: "Patjetër o njish".

Kujtojmë që në shtator Arbana do rikthehet me emisionin e saj "Dua të të bëj të lumtur".