Këngëtarja me origjinë shqiptare, Enisa, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me zërin e saj të veçantë dhe është bërë mjaft e njohur sidomos në Instagram ku vazhdimisht publikon covera të këngëve të ndryshme.

Së fundmi, Enisa ka publikuar një video ku shihet në një koncert teksa kërcen nën ritmet e muzikës tradicionale shqiptare 'Shota'. "Ne shqiptarët nuk bëjmë “t.u.e.rk”’, por vallëzojmë “Shotën” oppaaa", ka shkruar Enisa pranë videos që është komentuar gjatë.
View this post on Instagram
Mirëpo, të gjithëve u ka tërhequr vëmendjen komenti i këngëtarit dhe producentit të famshëm në botë, Timbaland, i cili ka shkruar: “Çfarë kënge është kjo, më duhet”, duke lënë të kuptohet se ndoshta bën një këngë me muzikën e valles shqiptare

“Është një muzikë tradicionale shqiptare. Quhet ‘Shota shqiptare’, duhet të më fusësh edhe mua në këtë këngë”, i ka shkruar Enisa.








