Nga Shqipëria / E Hënë 19 Gusht 2019, 12:12

U tha se janë ndarë, vjen reagimi i Shkëlzen Berishës dhe Armina Mevlanit

Prej disa ditësh në media është aluduar se blogerja e njohur Armina Mevlani dhe djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen janë ndarë. Gjithë aludimet nisën pas disa postimeve që Armina bëri në profilin e saj ku shfaqeshin disa mesazhe që nënkuptonin ndarjen.

Lidhur me këto lajme ka reaguar së fundmi çifti nëpërmjet disa postimeve në rrjetet sociale. I pari që ka hedhur poshtë lajmet e ndarjes ka qenë Shkëlzeni i cili ka publikuar një foto ku shfaqet i përqafuar me Arminën. "Për 'dashamirësit”, ka shkruar ai me ironi duke treguar se ata vazhdojnë të jenë bashkë.

Po ashtu edhe Armina ka publikuar në Instagram një foto me Shkëlzenin ku ka shkruar: “Hakuna Matata”, që nënkupton se do të jenë përgjithmonë bashkë.