Ditën e shtunë, këngëtari i njohur shqiptar, Erik Lloshi dhe partnerja e tij Romina, i dhanë fund beqarisë në një dasmë madhështore që mori vëmendjen e mediave. Pjesë e dasmës ishin një sërë personazhesh të njohur shqiptar si Aurela Gaçe, Blerina Braka, Olta Boka, Kledi Bahiti etj, mirëpo të gjithëve u ra në sy mungesa e këngëtares Anxhela Peristeri.

Anxhela Peristeri dhe Eriku dikur kanë qenë miq shumë të mirë dhe madje kanë sjell dhe disa bashkëpunime që janë kthyer në hite. Mirëpo, prej kohësh është aluduar se mes tyre ka ndodhur një sherr që ka sjell prishjen e miqësisë disavjeçare.

Ndonëse Anxhela e ftuar në “Vizioni i Pasdites” hodhi poshtë zërat se miqësia e tyre ka marrë fund, siç duket mungesa në dasmën e Erikut vërteton faktin se ata nuk shkojnë mirë me njëri-tjetrin. Kujtojmë që në vitin 2018-të Anxhela mbajti një koncert recital dhe Lloshi nuk ishte i pranishëm.








